10.4 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Të gënjesh të tjerët fillimisht ke gënjyer vetvetën

Kjo është për shkak se gënjeshtra vë në pikëpyetje një mijë të vërteta dhe ne madje vëmë në dyshim veten tonë, për përvojat që i kemi ndjerë tërësisht të sinqerta.

Gënjeshtra ka këmbë shumë të shkurtra dhe krahë shumë të gjata. Varësitë ose shprehitë që krijojmë.Ne identifikojmë gjëra që kanë fuqi t’i mbajnë mendimet tona larg prej një konfrontimi e lufte të brendshme; shpesh ne nuk i pëlqejmë gjërat që n’a shqetësojnë, qoftë brenda qoftë jashtë vetvetes: ne bëhemi të varur shkaku i mundësisë që ka kjo gjë për të n’a mbajtur larg nga ajo nga e cila kemi frikë.Hareja manike. Një trishtim që nuk kemi qenë në gjendje ta pranojmë, shpesh mbulohet me një dozë të ekzagjëruar të gëzimit manik.

Denigrimi.

Ne i themi vetes që thjesht nuk brengosemi fare për diçka – jo sepse është e vërtetë, por sepse nuk mund ta kemi, ose ta mbërrijmë Cenzoriteti. Ne mund të bëhemi cenzorues ose mosmiratues të disa njerëzve ose sjelljeve për të çlajmëruar pjesën brenda nesh që në të vërtetë e pëlqen sjelljen e ndaluar në fjalë.Kur ndjesitë tona bëhen hileqare, ne i sulmojmë ato kur i gjejmë te dikush tjetër.

Viktimizimi.

Kur ndihemi të ofenduar kështu marrim krejt vëmendjen. I turbullojmë ujërat. Kur jemi defenzivë, nuk i kushtojmë vëmendje informacioneve që mund të jenë korrekte e sfiduese. Problemi me gënjimin e vetes është që kur bëjmë ashtu, ne i humbim shumë mundësi për rritje personaliteti. Gjërat të cilat i mohojmë janë të dhimbshme, por poashtu përmbajnë materiale kyqe që janë të rëndësishme për zhvillimin tonë të përgjithshëm. Nëse do t’i përballnim mendimet, nevojat dhe dëshirat e të tjerëve, ne do të mësonim të navigonim më lirshëm me mendjet tona dhe ndershmëria ndaj vetes do të na bënte më kreativ, më interesantë dhe më të kënaqur. Janë katër gjëra për të cilat ne gënjejmë veçanërisht: gjërat që duam të ndryshojmë në jetën tonë; gjërat që mund të n’a prishin imazhin tonë për veten; gjërat që dëshpërimisht i duam, por nuk mund t’i kemi; dhe gjërat për të cilat jemi hidhëruar me të tjerët, por që nuk mund t’i shprehim.

Besimi është si një urë kristali e brishtë dhe transparente që mban jetën tonë. Është e mundur që ju keni shpenzuar shumë kohë dhe përpjekje për ta ndërtuar atë, prandaj është shumë i çmuar.

Sidoqoftë, megjithë ka merituar aq shumë punë dhe kaq shumë lumturi, shpesh shkatërrohet brenda disa sekondash nga neglizhenca jonë, egoizmi dhe qëndrimi i pakujdesurk. Kur një ndjenjë aq e rëndësishme sa besimi bie, diçka brenda nesh humbet.

Edhe nëse gënjeshtra mund të arrijë kufij të paparashikuar, e vërteta gjithmonë përfundon duke dalë në sipërfaqe. Siç themi, është më e lehtë për të kapur një gënjeshtar sesa një njeri të çalë, sepse fjalët dhe veprimet e tij nuk përkojnë.

Sidoqoftë, fakti që gjithçka bie nën peshën e vet, nuk do të thotë që goditja nuk do të jetë tronditëse dhe e dhimbshme. Në të vërtetë, e kundërta është e vërtetë, dhe gënjeshtra dhe tradhëtia zbulohen herët a vonë. Siguria, hapja, sinqeriteti dhe besnikëria në marrëdhëniet tona janë një shtyllë themelore për të mbështetur rritjen tonë. Megjithatë, dyshimet, mosbesimi dhe gënjeshtra nuk bëjnë asgjë, por na dëmtojnë, na djegin dhe na helmojnë. Nga momenti që ndodhemi në këtë situatë të padëshirueshme më shumë se një herë, duhet ta kuptojmë se është një mundësi për t’u rritur si person dhe për të zgjedhur më mirë njerëzit rreth nesh.

Shkruan: Albina Hysneni

Sudiuese e Adininistratës Publike Mardhënjeve Ndëkombëtare dhe studimeve Evropiane Njohuri te gjera Psikologjike Teknike Farmaceotike

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles