24.7 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

Zafir Berisha ftohet nga Gjykata Speciale

Ish-deputeti i Nismës Socialdemokrate, Zafir Berisha është i ftuari i radhës i Gjykatës Speciale.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Berisha, i cili përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se padrejtësitë e radhës nuk do ta zbehin luftën dhe përpjekjen e UÇK-së për liri.

Ai ka thënë se ftesa nga Gjykata Speciale në Hagë është përpjekja e fundit, për ta njollosur luftën dhe sakrificën shekullore të shqiptarëve për liri në trojet e veta.

“Tendenca për ta krahasuar luftën çlirimtare të UÇK-së me luftën gjenocidale të Serbisë nga kjo gjykatë e cila është produkt i një “raporti” me të dhëna nga Serbia dhe mbetjet e tyre në Kosovë, është ofendim për mijëra qytetarë të vrarë nga aparati shtetëror i Serbisë. Më në fund, dikush po i korrën “frutet” e luftës speciale 20 vjeçare kundër vlerave të UÇK-së dhe eksponentëve të saj)”, ka shkruar Berisha.

Në fund të shkrimit, Berisha ka thënë se për dy dekada është heshtur,  siç ka shkruar ai përballë një fushate të orkestruar kundër luftës, luftëtarëve UÇK-së dhe veprimtarëve të çështjes kombëtare.

https://www.facebook.com/zafir.berisha/posts/3219512394745583

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles