I mituri rrëmben autobusin në Skënderaj dhe shkakton aksident, tre të lënduar

0
24

Në Skënderaj një i mitur rreth moshës 17 vjeçare  gjatë ditës së djeshme e ka rrëmbyer një autobus, të cilin e ka vozitur në një distancë të caktuar, duke shkaktuar një aksident që ka rezultuar me tre të lënduar dhe një veturë të dëmtuar.

Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar Avni Zahiti, zëdhënës i Policisë për rajonin e Mitrovicës.

” Dje ka ndodhur aksidenti. Një person i mitur rreth moshës 17 vjeçare e ka marrë autobusin dhe ka shkaktuar aksident me tre të lënduar. Rasti është trajtuar aksident me të lënduar”, ka thënë ai.

Zahiti konfirmon se për këtë rast edhe shoferit të autobusit i është shqiptuar dënimi për kundërvajtje për masën e sigurisë së mjetit transportues.

“Edhe shoferi ka marrë dënim për mos sigurimin e mjetit transportues duke mundur të hyj i dyshuari”, shtoi Zahiti.