Gazetarja Ardiana Thaçi Mehmeti është fituese e çmimit për gazetarinë më të mirë kundër-korrupsion 2019

0
20

Fituese e çmimit për gazetari kundër korrupsionit për vitin 2019 është shpallur gazetarja Ardiana Thaçi Mehmeti, e cila ka realizuar një seri storjesh në lidhje me nepotizmin dhe korrupsionin në ndërmarrjet publike në Kosovë.

“Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka qenë pjesë e promovimit të thirrjes dhe përzgjedhjes së panelit për një pjesë të vlerësimit (33%) të storjeve të kualifikuara, ndërsa i gjithë procesi ka pasur tri faza vlerësuese.

Në finale të garës për këtë çmim ishin kualifikuar tre gazetarë me storiet e tyre:

Ardiana Thaçi Mehmeti: Me seri storjesh për nepotizëm dhe korrupsion në ndërmarrjet publike.

Kreshnik Gashi: Katër emisione të bashkuara në një vend, “Lidhja e Policisë me Kontrabandën”.

Besnik Krasniqi: “Abuzimi me komasacionin lë fermerët pa tapi” dhe “Komasacioni lë belanë te fermerët dhe çon milionat te kompanitë”, thuhet në njoftimin për media.

AGK uron fituesen e çmimit dhe shpreh mbështetjen për gazetari cilësore. AGK do të vazhdojë përkushtimin e saj për bashkëpunim të mëtejmë me organizatat që promovojnë gazetarët dhe gazetarinë në përgjithësi. /Telegrafi/