16.2 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

Mohimi i masakrës së Reçakut nga Vuçiqi, reagon shefi i UNMIK-ut: Nuk mund të shtrembërohen ngjarjet historike

Shefi i misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), Zahir Tanin, ka shprehur shqetësimin e tij për siç është shprehur “përpjekjet për të shtrembëruar ngjarjet e dhimbshme historike”.

Kjo deklaratë e Tanin vjen pasi presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq më 5 dhjetor deklaroi se masakra e Reçakut është “trillim”.

Vuçiq i bëri këto komente pasi Gjykata Themelore në Prishtinë, dënoi me dy vjet burgim ish-ministrin e Administratës dhe Vetëqeverisjes Lokale në Qeverinë e Kosovës, Ivan Teodosijeviq, i cili në muajin mars, në 20-vjetorin e bombardimeve të NATO-s mbi caqet e ish-ushtrisë jugosllave kishte thënë se “arsye për agresionin e NATO-s ka qenë e ashtuquajtura katastrofë humanitare në Kosovë dhe masakra e trilluar e Reçakut”.

“Tanin shpreh shqetësim serioz për përpjekjet për të shtrembëruar ngjarjet e dhimbshme historike. Ai gjithashtu thekson se është e nevojë e domosdoshme për një gjyqësor të pavarur pa paragjykime politike ose etnike. Tanin rikujton rëndësinë e të drejtës për lirinë e mendimit dhe të shprehjes, siç përcaktohet në nenin 19 të Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut dhe thekson se kjo e drejtë e fuqishme nuk duhet të jetë në kundërshtim me përgjegjësinë politike të zyrtarëve që të kenë një diskurs që mbron besimin e ndërsjellë dhe respektin”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga misioni i UNMIK-ut, përcjell REL.

Deklarata e presidentit serb Vuçiq nxiti reagime të zyrtarëve në Prishtinë, por edhe të zyrtarëve ndërkombëtarë.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë tha se retorika nxitëse dhe rishikimi i historisë “janë të papranueshme”, ndërkaq, Bashkimi Evropian tha se ngjarjet e vitit 1999 në Reçak janë “të pamohueshme”.

Në vitin 1999, në Reçak u vranë 45 civilë shqiptarë nga forcat serbe. Masakra e Reçakut njihet si një nga ngjarjet që shënuan kthesë në diplomacinë ndërkombëtare në raport me Serbinë dhe Kosovën, duke u paraprirë proceseve që çuan te fushata e bombardimeve të NATO-s kundër caqeve ushtarake të Serbisë. /Telegrafi/

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles