17.3 C
New York
Tuesday, October 29, 2024

Buy now

spot_img

Përurohen ambulancat e reja specialistike në Spitalin e Gjilanit

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Uran Ismaili dhe drejtori i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, Basri Sejdiu përuruan sot në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit ambulancat e reja specialistike.

Ministri Ismaili tha se me investimet e bëra në këto ambulanca, është krijuar një ambient pune mjaft mbresëlënës.

“Kur kemi ardhur në fillim ka qenë mjaftë i zymtë ambienti i punës dhe me këtë investim janë “krijuar kushtet për pacientët dhe personelin shëndetësor si dhe është bërë digjitalizimi për pacientët që mos të presin në radhë. Është bërë një modernizim i shërbimeve shëndetësore”, tha Ministri Ismaili.

Ai theksoi se në ambulancat specialistike kërkohen shumë shërbime, andaj ato duhet të jetë një ambient modern dhe me kualitet të lartë.

“Uroj për pacientët e Gjilanit që do të kenë një ambient mjaft të mirë për marrjen e shërbimeve”, tha ai.

Drejtori i SHSKUK-së, Basri Sejdiu, tha se hapja e ambulancave specialistike në SP të Gjilanit ka qenë premtim i vitit të kaluar në kuadër të SHSKUK-së.

“Në ambulancat e reja është bërë digjitalizimi si dhe janë krijuar kushtet më komode për punë. Kjo do të jetë ndihmesë e madhe ku ofrohen shërbimet shëndetësore sekondare cilësore. Falënderoj Ministrinë e Shëndetësisë në përkrahje të të gjithave projekteve”, tha Sejdiu.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles