16 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

Tri faqe aktakuzë për tre të vrarët në masakrën në “Mati 1”

Më 5 shtator 2019, lagjja “Mati 1” në Prishtinë, ishte tronditur nga konflikti i armatosur në mes familjes Mehmeti dhe Rafuna, pas të cilin konflikt, kishin mbetur të vdekur tre persona.

Ndër tre personat e vdekur, një ishte nga familja Mehmeti, një nga familja Rafuna, derisa nga ky konflikt i armatosur, ka ndërruar jetë edhe një kalimtar rasti.

85 ditë më vonë, lidhur me këtë rast, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë tre faqëshe në Gjykatën Themelore të Prishtinës, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Në këtë rast, për vrasje në tentativë dhe armëmbajtje pa leje, akuzohet Naim Mehmeti.

“Ekziston dyshimi i bazuar se pas një kontesti pronësor që kishin mes vete familja Rafuna dhe Mehmeti, më 5 shtator 2019, rreth orës 15:40, në kryqëzimin e rrugës “Muharrem Fejza” dhe “Jakov Xoxa”, i pandehuri Naim Mehmeti ka tentuar që ta privojë nga jeta tani të ndjerin Mufail Rafuna” thuhet në këtë aktakuzë.

Në një nga tri faqet e kësaj aktakuze thuhet se i pandehuri këtë e ka bërë në atë mënyrë që paraprakisht është fjalosur me tani të ndjerin rreth anësorëve të shkallëve, të cilat i kishte hekur Mufail Rafuna dhe në momentin kur tani i ndjeri ka nxjerrë armën nga çanta, i pandehuri ka filluar të ikë rreth lokaleve duke vrapuar.

Sipas akuzës, i ndjeri Rafuna ka shtënë në drejtim të të pandehurit me revole dhe e ka goditur në pulpin e këmbës së majtë dhe në gishtin e madh të asaj këmbe.

Tutje, thuhet se i pandehuri ka shkuar në banesën që gjendet në katin e tretë, ka dëgjuar të shtënat e armëve, ka marrë armën automatike, ka dal në hyrje të banesës, ka parë të plagosur Mufail Rafunën, e vëllain e tij, Bashkim Mehmetin, por fatmirësisht tani në ngjarje ishte implikuar pjesëtari i Policisë së Kosovës, në rroba civile, Irfan Bunjaku, i cili ka arritur që të pandehurit t’ia marrë armën “AK 47”, nga dora dhe ta vejë në kontroll të pandehurin, në të cilën kishte fishekun në tytë, dhe 28 fishekë të tjerë në karikator, ndërsa polici ka vërejtur se ka qenë i plagosur nga të shtënat e Mufail Rafunës.

Në pak më shumë se një faqe arsyetim të kësaj aktakuze, trajtohet dëshmia dëshmitarit të vetëm të propozuar në aktakuzë dhe vetëm dy prova materiale. Po ashtu, në këtë pjesë është e listuar edhe deklarata e të pandehurit.

Sa i përket vrasjes së mbetur në tentativë, organi i ndjekjes nuk ka elaboruar asgjë mbi formën dhe mënyrën e kryerjes së kësaj vepre penale, konkretisht veprimeve të ndërmarra nga ana e të pandehurit, me anë të së cilave ka tentuar ta privojë nga jeta Mufail Rafunën.

Ndër të tjera, në dispozitivin e aktakuzës, viktimës,  aktakuza vazhdimisht i referohet si “tanimë i ndjeri”, nga dispozitivi në këtë aktakuzë në asnjë rrethanë nuk kuptohet nëse bëhet fjalë për vrasje apo për vrasje në tentativë.

Neni 20 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK) përcakton se “personi nuk është penalisht përgjegjës kur midis veprimit ose mosveprimit të tij dhe pasojës mungon lidhja shkakore”.

Në kuptim të nenin 241, paragrafit 1.4 të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës (KPPRK), Prokuroria në këtë rast nuk sqaron fare nëse Mufail Rafuna, të cilit i referohet si “tani i ndjeri”, është vrarë si pasojë e të pandehurit apo ndonjë personi të tretë të involvuar në këtë konflikt.

Tutje, prokuroria i referohet veprës penale me një emërtim i cili nuk ekziston në Kodin, sipas të cilit prokuroria ka ngritur këtë aktakuzë. Emërtimi ligjor i nenit 172 të KPRK-së është “Vrasja”, derisa kësaj vepre penale,  prokurori i referohet si “Vrasje në tentativë”, emërtim i cili nuk ekziston në KPRK.

Çështja e emërimit ligjor të veprave penale në aktakuzë është e përcaktuar me nenin 241, paragrafi 1.5 të KPPRK-së, ku thuhet se aktakuza përmban “emërtimin ligjor të veprës penale duke i’u referuar dispozitave të Kodit Penal”.

Në anën tjetër,  dispozitivi 2 i aktakuzës e ngarkon të pandehurin për veprën penale “mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, fare nuk është propozuar konfiskimi i armës dhe fishekëve tanimë të sekuestruar.

Edhe këtë çështje e rregullon neni i lartcekur, i cili në paragrafin 1.9 thotë se “Aktakuza përcakton me saktësi çdo ndërtesë, pasuri të paluajtshme, pasuri të luajtshme, fonde apo pasuri tjera që mund t’i nënshtrohen konfiskimit. Aktakuza po ashtu përshkruan provat e nevojshme që kërkohen për të arsyetuar konfiskimin nga Kapitulli XVIII i këtij Kodi”.

Për shkak të paqartësive të mëdha, “Betimi për Drejtësi” ka kontaktuar prokurorin Ilaz Beqiri, i cili ka përpiluar këtë aktakuzë.

Ai ka thënë se arsyeja pse nuk janë përmendur personat e tjerë të ndjerë në këtë rast, është sepse ndaj tanimë të ndjerëve nuk është e mundur që të zhvillohen hetime.

Ndërkaq, ka bërë të ditur se Mufail Rafuna është vrarë nga ana e të ndjerit tjetër, Bashkim Mehmeti.

Por, derisa Beqiri këtë sqarim e ka dhënë në një prononcim për “Betimi për Drejtësi”, ai këtë nuk e ka bërë në aktin akuzues. Për këtë arsye, përpos këtyre dy dispozitave, aktakuza nuk flet asgjë tjetër mbi këtë masakër.

Ndryshe, gjatë ditës së premte, ishte paraparë të mbahej shqyrtimi fillestar në këtë rast, mirëpo i njëjti është shtyrë me kërkesë të mbrojtjes të akuzuarit, me arsyetimin se janë pajisur pjesërisht me prova, duke kërkuar të pajisen me të gjitha shkresat e lëndës.

Sipas aktakuzës së përpiluar më 27 nëntor 2019, ekziston dyshimi i bazuar se pas një kontesti pronësor që kishin mes vete familja Rafuna dhe Mehmeti, më 5 shtator 2019, rreth orës 15:40, në kryqëzimin e rrugës “Muharrem Fejza” dhe “Jakov Xoxa”, i pandehuri Naim Mehmeti ka tentuar që ta privojë nga jeta tani të ndjerin Mufail Rafuna.

Këtë thuhet se e ka bërë në atë mënyrë që paraprakisht është fjalosur me tani të ndjerin rreth anësorëve të shkallëve, të cilat i kishte hekur Mufail Rafuna dhe në momentin kur tani i ndjeri ka nxjerrë armën nga çanta, i pandehuri ka filluar të ikë rreth lokaleve duke vrapuar.

Sipas akuzës, i ndjeri Rafuna ka shtënë në drejtim të të pandehurit me revole dhe e ka goditur në pulpin e këmbës së majtë dhe në gishtin e madh të asaj këmbe.

Tutje, thuhet se i pandehuri ka shkuar në banesën që gjendet në katin e tretë, ka dëgjuar të shtënat e armëve, ka marrë armën automatike, ka dal në hyrje të banesës, ka parë të plagosur Mufail Rafunën, e vëllain e tij, Bashkim Mehmetin, por fatmirësisht tani në ngjarje ishte implikuar pjesëtari i Policisë së Kosovës, në rroba civile, Irfan Bunjaku, i cili ka arritur që të pandehurit t’ia marrë armën “AK 47”, nga dora dhe ta vejë në kontroll të pandehurin, në të cilën kishte fishekun në tytë, dhe 28 fishekë të tjerë në karikator, ndërsa polici ka vërejtur se ka qenë i plagosur nga të shtënat e Mufail Rafunës.

Për këtë akuzohet për veprën penale “Vrasje në tentativë”.

Ndërkaq, dispozitivi i dytë i aktakuzës thotë se nga data e pacaktuar deri më 5 shtator 2019, pa autorizim ka poseduar armën e tipit “AK47”, me 29 fishekë, me të cilin ka kryer veprën penale si në pikën e parë të akuzës, e pas bastisjes në banesë të tij, janë gjetur dhe sekuestruar 80 fishekë automatikut dhe 64 fishekë të pistoletës. /BetimipërDrejtësi

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles