Cakaj tha se Shqipëria do të bëhet më e fuqishme se kurrë më parë.
Postimi i plotë i Gent Cakajt:
Sot zhvilluam një komunikim të hollësishëm telefonik me të gjithë Ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian për të diskutuar lidhur me situatën pas tërmetit në Shqipëri dhe veprimet e përbashkëta në funksion të rikthimit të normalitetit të plotë në vend 🇪🇺🇦🇱!
Natyrisht, shprehëm një falënderim të posaçëm për mbështetjen e tyre të pakursyer në këto momente të vështira për Shqipërinë. Po ashtu, morëm konfirmimin për vazhdimin e mbështetjes për rindërtimin e plotë të hapësirave të prekura nga tërmeti dhe kujdesin e plotë ndaj të dëmtuarve prej tij 🤝!
Shqipëria do të bëhet më e fuqishme se kurrë më parë!
Mirënjohje e skajshme për miqtë e partnerët e Shqipërisë për solidaritetin e tyre të pashembullt në këtë kohë të rëndë që do ta kalojmë me unitet të brendshëm e kurajo të pamatshme 🙏!