Marin Mema e Marko Kepi mbledhin 1.3 milion dollarë për të prekurit nga tërmeti

0
13

Marin Mema dhe Marko Kepi, President i “Rrënjëve Shqiptare” kanë ndërmarrë një nismë për t’u ardhur në ndihmë të prekurve nga tërmeti.

Ata kanë mbledhur ne dy dite 1,3 milionë dollarë të cilat siç thanë dy nismëtarët do të përdoren për tu mundësuar shumë familjeve shtëpi krejtësisht të reja.

Në një intervistë në emisionin “Wake Up” ata pohuan se do koordinojnë veprimet me organet përkatëse, por pa lejuar që menaxhimi i fondit të bëhet nga struktura që kanë masakruar ndihmat në raste emergjencash në Shqipëri.

Ata kërkuan transparencë si një kusht i domosdoshëm në ketë situatë tragjike.

Duhet përmendur gjithashtu, se sot kreu i AKR-së Behgjet Pacolli, ka njoftuar se ka ndarë 1 milion euro për të prekurit e tërmetit.

Po ashtu edhe Presidenti i kompanisë Kastrati, Shefqet Kastrati dhe familja e tij kanë vendosur që të dhurojnë 1.5 milion euro, pas tërmetit që goditi Shqipërinë.

“Unë dhe familja ime kemi ndarë 1.5 milionë euro që kjo dhimbje e madhe që të lehtësohet sado pak. Vendosëm ta bëjmë publik kontributin tonë për familjet e tërmetit vetëm që t’i bëjmë thirrje atyre që kanë më shumë se të tjerët: Kjo s’është dita të kurseje asgjë shqiptari që ka shumë për shqiptarin që ka humbur gjithçka”, ka thënë Kastrati.