7.5 C
New York
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Gjakovë – Qytetari pretendon se u dënua padrejtësisht nga policët e trafikut – VIDEO

Mirëpo, qytetari Dan Mehmeti thotë që ndaj tij është bërë një e padrejtë e madhe, meqenëse i njëjti pretendon se ka qenë duke kaluar në semafor të gjelbërt dhe se për këtë ka edhe një video.

“Policët Qerim Rama dhe Shefki Musaj, më kanë ndalur kinse kam kaluar në dritën e kuqe të semaforit. Por unë kam kaluar në dritën e gjelbërt dhe për këtë kam inçizimin, pasi që vetura ime “Citroen Jumper”, ka një kamerë në pjesën e përparme të dritares, përkatësisht tek pasqyra e kabinës së veturës”, tregoi ai.

Sipas tij, kjo gjobë e ka dëmtuar materialisht, pasi që i njëjti çdo ditë është në lëvizje me veturën e tij, ngase punon me klima dhe pajisje te ftohjes.

Ai ka raportuar në Kallxo.com se një gjë e tillë ka ndodhur me 14 nëntor, afër shkollës “Yll Morina”, në Gjakovë.

Kundër kësaj gjobe, i njëjti ka bërë ankesë në Prishtinë drejtuar Komisionit për vendosje.

Në këtë ankesë, ai ka kërkuar heqjen e gjobës dhe kthimin e patentë shoferit.

 

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles