LAJME / KOSOVË Haradinaj: Ata që po punojnë kundër taksës po e hanë bukën e “Kralit

0
19

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka mohuar se ky subjekt ka pasur komunikim me Vetëvendosjes për t’u bërë pjesë e koalicionit qeverisës.

“Nuk është Alenaca me mshelë gropa të koalicionit tjetër…Nuk janë të vërteta këto sa i përket Aleancës.”, tha Haradinaj.

Ai tutje shtoi se do të qëndrojnë si opozitë, sipas tij do ta përkrahin qeverinë kur mbajnë qëndrime të drejta, ndërsa do ta kundërshtojnë kur mendojnë se po e dëmtojnë vendin.

Hardinaj në rtv21, gjithashtu ka adresuar akuza të ashpra ndaj përkrahësve të heqjes së taksës ndaj Serbisë.

Ai tha se ata që bëjnë fushatë për heqjen e taksës, ose paguhen nga Serbia ose a kanë të lidhur fatin politik me Serbinë.