Policia e Kosovës kërkon bashkëpunim nga qytetarët për gjetjen e Naser Osmanajt nga Istogu, i dyshuar për veprën penale ‘mashtrim’

0
90

Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, njofton se bazuar në autorizimin e organit kompetent për publikimin e fotos së personit të kërkuar më Letërreshtim, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.

Sipas njoftimit për media personi i dyshuar është:

NASER (ZENUN) OSMANAJ, i lindur me 22.03.1965 në fshatin Prekallë – Istog.

Në njoftim thuhet se i dyshuari është i kërkuar për veprën penale:

1- (një) rast për veprën penale “Mashtrim”

“I dyshuari i lartcekur kërkohet nga Gjykata Themelore Ferizaj. Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në njoftim.

Ndër të tjera, Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë thekson se çdo të premte do të publikojë nga një ose më shumë persona në kërkim, për të cilët kërkohet ndihma e qytetarëve me qëllim, sjelljen e tyre para drejtësisë.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

– 192 dhe 080019999 (pa pagesë)
– 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë
– E-mail adresa: info@kosovopolice.com