16.2 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike bën thirrje për regjistrimin e fëmijëve në mësimin plotësues në diasporë

DËRGONI FËMIJËT TUAJ NË MËSIMIN PLOTËSUES DHE NË SHKOLLA SHQIPE NË VENDET KU JETONI!

Me moton “Mëso shqip!”, MDIS-i ka filluar fushatën që ka për qëllim nxitjen e prindërve për dërgimin e fëmijëve në mësimin plotësues të gjuhës shqipe në diasporë. 

Përmes kësaj fushate, MDIS-i synon t’i informojë bashkatdhetarët/prindërit për:

          rëndësinë e mësimit plotësues dhe të shkollave shqipe në diasporë; 

          ngritjen e vetëdijes së prindërve për t`i dërguar fëmijët e tyre në mësimin plotësues të gjuhës shqipe në vendet ku jetojnë;

          përfitimet e shkollave shqipe nga programet mësimore që i ofrojnë institucionet shtetërore, përkatësisht MDIS-i dhe MASHT-i; 

          format e organizimit të mësimit plotësues në diasporë;

          shtetet në të cilat organizohet ky mësim etj…

Numri i nxënësve që ndjekin mësimin plotësues të gjuhës shqipe në diasporë është rreth 25 mijë, ndërsa në mësimin plotësues janë të angazhuar mbi 600 mësues.

Mësimi plotësues i gjuhës shqipe zhvillohet në këto shtete:

Suedi, Austri, Gjermani, Zvicër, Finlandë, Itali, Mbretëri e Bashkuar, Belgjikë, Greqi, Kroaci, Danimarkë, Norvegji, Turqi, Slloveni, Francë, SHBA, Kanada, Australi dhe Zelande e Re.

Për më shumë informata, ju lutem klikoni në linkun:https://mdis.rks-gov.net/meso-shqip/

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles