5.8 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Ambasadori Konsett përshëndet vendimin e Kushtetueses për rastin “Drenica”

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, e konsideron si të drejtë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, ku u deklarua si e papranueshme kërkesa për masë të parakohshme në rastin Drenica.

Përmes një shkrimi në Twitter, Kosnett ka thënë se është i lumtur pas vendimit që e hedh poshtë ankesën për një çështje të madhe për krime të luftës.

“I lumtur pas vendimit unanim të Gjykatës Kushtetuese që hedh poshtë ankesën që prek një çështje të madhe të krimeve të luftës – një shenjë e mirëpritur e institucioneve të pjekura gjyqësore dhe rezistuese ndaj kërcënimeve politike”, ka shkruar Kosnett.

Ndërkaq është shprehur i zhgënjyer me Gjykatën Themelore të Prishtinës, pas dështimit të mbajtjes së seancës gjyqësore në rastin “Toka” ku i përfshirë është ish-deputeti i PDK-së, Azem Syla dhe të tjerët.

“Respektimi i sundimit të ligjit nënkupton respektimin e procedurës”, ka shkruar ambasadori Konsett në Twitter.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles