16.2 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

Zëvendësministrja Leonora Morina Bunjaku mori pjesë në hapjen e ekspozitës së Kimonës

Zëvendësministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Leonora Morina-Bunjaku mori pjesë në hapjen e ekspozitës së Kimonës me promovim të trashëgimisë kulturore me motive nga Kosova, kjo ekspozitë u organizua nga Asociacioni i Miqësisë Kosovare-Japoneze në bashkëpunim me Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogadani”.

Me këtë rast, zëvendësministrja Bunjaku tha se “Kimonoja është veshje tradicionale japoneze tashmë e dizajnuar me motive nga Kosova, me promovim të trashëgimisë kulturore nga zonja Naoe Kawamura, dhe do të përfaqësojë Republikën e Kosovës në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike ‘Tokyo 2020’ në Japoni”.

“Tashmë kemi marrë dhe konfirmimin se në një të ardhme të afërt do të hapet Ambasada e Japonisë në Prishtinë, dhe gjithashtu jemi mirënjohës se Japonia jo vetëm se ka njohur shtetin e Kosovës por besojmë fuqishëm në mbështetjen e saj për anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare”, tha Bunjaku.

Tutje Bunjaku shtoi se ndihet falënderuese dhe mirënjohëse që Japonia dhe Kosova viteve të fundit kanë rritur frymën e bashkëpunimit dhe kanë shkëmbyer përvoja të ndryshme, gjithashtu uroi që ky bashkëpunim të jetë në të gjitha sferat e mundshme e jo vetëm në sport dhe kulturë, duke pasur parasysh të arriturat e shtetit të Japonisë si në: avancimin e zhvillimit të teknologjisë, edukimin, arsimimin, zhvillimin ekonomik, shëndetësinë e kështu me radhë”.Zëvendësministrja Leonora Morina Bunjaku mori pjesë në hapjen e ekspozitës së KimonësZëvendësministrja Leonora Morina Bunjaku mori pjesë në hapjen e ekspozitës së Kimonës

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles