Edhe një ish luftëtar i UÇK-së ftohet nga Gjykata Speciale

0
46

Ish-ushtari i UÇK-së nga Prizreni, Samidin Xhezairin, i njohur me nofkën Komandant ‘Hoxha’ është ftuar për intervistim nga Gjykata Speciale.

Këtë e ka konfirmuar vëllau i tij, Hajredin Xhezairi, në llogarinë e tij në Facebook, duke shkruar se komandant ‘Hoxha’ do t’i përgjigjet ftesës së gjykatës pozitivisht dhe do ta mbrojë luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Postimi i plotë:

“Miq të nderuar!

Për shkak të interesimit të madh privat të shokëve dhe dashamirëve tanë, ju informoj publikisht se vëllain tim Samidin Xhezairin të njohur me emrin e luftës ‘Komandant HOXHA’, dje e ka ftuar gjykata speciale në Hagë.

Natyrisht që komandant Hoxha do t’i përgjigjet ftesës së gjykatës pozitivisht dhe në mënyrën më të mirë do ta mbrojë luftën e pastër të ushtrisë sonë legjendare, UÇK-së.

Ju falemderit të gjithëve për interesimin dhe përkrahjen miq.

Krenar me UÇK-në!

Krenar me Hoxhën!”, ka shkruar Hajredin Xhezairi.

Ai ka marrë ftesën nga Gjykata Speciale një ditë më parë dhe pritet të udhëtojë me 4 dhjetor për intervistim. /Telegrafi/