Blici serb zbulon prapaskenat e takimit Thaçi-Vuçiq në Paris

0
23

Presidenti i Francës, Emanuel Macron, ka ndërmjetësuar sot një takim në Paris në mes të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe atij të Serbisë, Aleksander Vuçiq, në të cilin është diskutuar për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Për një gjë të tillë pas takimit përmes një njoftimi për media të lëshuar nga zyra e presidentit, thuhet se Hashim Thaçi, është shprehur i gatshëm për një marrëveshje e cila si rezultat final do të kishte njohjen reciproke mes dy shteteve.

Ndërkaq ‘blici’ serb ka zbuluar disa prapaskena të këtij takimi të mbajtur në kryeqytetin francez.

 

Sipas disa burimeve jozyrtare, thuhet që ky takim ka përfunduar pa ndonjë epilog, duke shtuar se synim i Macronit ka qenë që të nxisë dy palët që të kthehen në tavolinën e negociatave në mënyrë që të provojnë arritjen e një kompromisi.

Siç citon ‘blici’ serb, ky burim jozyrtar ka treguar se Vuçiq ka qenë i hapur me Macronin dhe i ka thënë se nuk është edhe aq i interesuar për të marrë njohjen nga Kosova, pasi që “Serbia njihet nga të gjitha vendet e botës.

Gjithashtu thuhet se Vuçiq është ankuar tek Macron, për faktin se Prishtina nuk ka respektuar të gjitha marrëveshjet e arritura deri tani, duke thënë se nuk beson që një qasje e tillë do të ndryshojë edhe në të ardhmen.

Sot Vuçiq ka treguar se janë dakorduar me Macronin që të flasin në fundin e dhjetorit pasi të krijohet qeveria e re e Kosovës, për një takim të mundshëm Prishtinë-Beograd që do të mbahet në janarin e 2020-ës në Paris.