18.1 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img
Home Lajme Rashiq: Qeveria e Serbisë ka detyruar serbët ta votojnë Listën Serbe

Rashiq: Qeveria e Serbisë ka detyruar serbët ta votojnë Listën Serbe

0
22

Nenad Rashiq, ish-kandidati për kryeministër të Kosovës nga radhët e koalicionit mes disa partive të serbëve të Kosovës, “Sloboda”, ka thënë se qeveria e Serbisë i ka detyruar serbët e Kosovës të votonin për Listën Serbe në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit.

“Kanë kërcënuar se secili që nuk voton Srpskan, e humb rrogën, e humb pensionin”, ka treguar Rashiq në T7.

Ai ka thënë se serbët e Kosovës janë përballur me “kërcënime direkte” nga ministrat e qeverisë serbe.

“Jemi në nivelin më të ulët të marrëdhënieve serbo-serbe”, është shprehur Rashiq.