13.7 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

Gani Koci e cilëson “bukësimite” Vjosa Osmanin

Ish- zëvendësministri i PDK-së Gani Koci, përmes një postimi në Facebook ka përdorur gjuhë fyese kundrejt Vjosa Osmanit, të cilën e quan “bukësimite”.

Osmani e cila ishe mysafire në emisionin Pressing, është pyetur për befasinë më të madhe të këtyre zgjedhjeve, e për këtë ajo ka deklaruar se për të ishin votat e larta të PDK-së, pasi që ajo kishte pritur një numër më të vogël të votave për këtë subjekt. E siç duket kjo deklaratë e ka penguar Kocin, i cili ka përdorur gjuhë fyese.

“Një befasi tjetër ka qenë votat e PDK-së, unë kam pritur që kanë më qenë shumë më poshtë PDK-ja”, ka thënë Osmani.

Ndërsa, Koci i është kundërpërgjigjur, duke thënë se sipas tij ajo vazhdon të ketë inat ndaj Partisë Demokratike të Kosovës.

“Kjo bukësimitja e LDK-së, akoma me inatë ekstrem ndaj PDK-së! Tepër infantile për të qenë pjesë e politikës”.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles