Albin Kurti, Vjosa Osmani, Kadri Veseli, Ramush Haradinaj – ky është numri përfundimtar i votave të tyre

0
24

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të gjashtë tetorit.

Albin Kurti, kandidat i Vetëvendosjes për kryeministër ka dalë si më i votuari nga këto zgjedhje duke marrë gjithsej 183 868 vota.

Pas tij radhiet kandidatja e LDK-së, për kryeministre Vjosa Osmani e cila nga zgjedhjet e gjashtë tetorit ka dalë me 176 188 vota.

Kadri Veseli ndërkaq, kandidat i PDK-së, për pozitën e kryeministrit ka marrë 146 763 vota.

Ramush Haradinaj, kandidat i AAK-së për kryeministër ka marrë 75 917 vota