15.2 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

Milaim Zeka thotë se edhe Albin Kurti do të ftohet nga Gjykata Speciale

Kreu i Partisë Euroatlantike të Kosovës, Milaim Zeka, ka thënë se mund të jenë deri në 200 të akuzuar nga Gjykata Speciale.

Duke folur në lidhje me ftesat, ai tha se nga të gjitha partitë do të ketë persona që do të ftohen në Gjykatë.

“Do të goditet së pari PDK-ja, pastaj edhe Vetëvendosja”, tha Zeka.

I pyetur se për kë aludonte kur e përmendi Vetëvendosjen, Zeka u përgjigj duke thënë se edhe Albin Kurti ishte pjesë e UÇK-së.

“Edhe Albin Kurti ka qenë përgjegjës i zyrës së UÇK-së”, tha Zeka në Rtv Dukagjini.

Atij iu kërkua që të përmendte emra të saktë pasi që ka informacione, ndërsa Zeka refuzoi të tregoj saktësisht se kush do të ftohet nga Vetëvendosja në Gjykatën Speciale.

Ai përmendi edhe faktin e zgjedhjes së të ftuarve për tu mbrojtur në heshtje, duke e quajtur këtë një gabim të madh.

“Mbrojtja në heshtje, gabimin ma të madh po e bojnë me mbrojtë luftën e UÇK-së, se atje kërkush nuk shkon me mbrojtë ushtrinë, por e mbron trupin e vet.”, tha Zeka.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles