Shumica e njerëzve preferojnë ta festojnë ditëlindjen me një gotë shampanjë.
E një arsye më shumë për ta bërë këtë e ka Dorothy Flowers, e cila ditëlindjet e shumta që i ka festuar thotë se i ka pikërisht falë kësaj pije, transmeton Telegrafi.
Dorothy, e cila për momentin jeton në një shtëpi pleqsh në Harrogate të Anglisë, më 22 tetor e ka festuar ditëlindjen e saj të 108-të dhe në shumicën e fotografive shihet duke pozuar me një shishe Moet apo me ndonjë gotë shampanjë.
Mbikëqyrësit e saj thonë se sekreti i saj i vërtetë i jetëgjatësisë duhet të jetë shampanja pasi që është e vetmja pije të cilën e konsumon që të gjithën.
Megjithatë, konsumimi i alkoolit nuk është e vetmja gjë famëkeqe që e joshë 108-vjeçaren.
Edhe ajo edhe burri i saj – i cili ka vdekur në vitin 1981 pas katër dekadave martesë – kanë qenë të përfshirë edhe në industrinë e garave me kuaj.
The centenarian says the secret to her long life is champagne and chocolate. Cheers, Dorothy 🥂https://t.co/Tdy7ytccxj
— HuffPost UK (@HuffPostUK) October 23, 2019