13.7 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

Presidenti Trump hoqi të gjitha sanksionet ndaj Turqisë, shprehet i kënaqur me armëpushimin në Siri

Gjatë një fjalimi në Shtëpinë e Bardhë, presidenti Donalt Trump ka bërë të ditur se ka hequr të gjitha sanksionet ndaj Turqisë, derisa pretendoi se armëpushimi ishte ‘përtej pritjeve’ që kishte.

Situata në Siri konsideron se është e qetë, mirëpo rikthimi i trupave amerikane dhe sanksionet ndaj qeverisë turke, mund të kthehen, po që se ka pakënaqësi nga administrata tij.

“Vështirë të përkufizohet fjala ‘e përhershme’ për atë pjesë të botës, pasi është diçka e diskutueshme. Sanksionet do të kthehen, nëse dikush është i pakënaqur”, ka bërë të ditur Trump, për kufizimet që mund të ndodhin në rast të ndryshimit të gjendjes.

Me pranimin e njoftimit nga qeveria e Turqisë, se “do të ndalojnë sulmet në Siri dhe armëpushimin do ta bëjnë të përhershëm”, Trump u shpreh i kënaqur dhe bëri të ditur se largoi sanksionet nga dy ministri dhe tre ministra turq.

Ankaraja bëri marrëveshje me Uashingtonin më 17 tetor, për të ndaluar operacionin e ushtarak dhe lejimin e anëtarëve të YPG / PKK të tërhiqeshin nga zona e sigurt.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles