8.8 C
New York
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

DnV: Zarfet e ardhura nga Serbia të verifikohen vetëm pas garantimit të shëndetit të personelit të KQZ-së

Demokracia në Veprim (DnV) është duke përcjellë procesin e verifikimit të mbi 3,500 zarfeve të ardhura nga Serbia.

Për shkak të ndjeshmërisë dhe kompleksitetit së këtij procesi, sidomos pas ankesave shëndetësore të personelit të KQZ të angazhuar në këtë operacion, DnV kërkon nga KQZ që të procedojë me verifikimin e këtyre zarfeve vetëm pasi të jetë garantuar siguria dhe shëndeti i personelit përgjegjës.

DnV vlerëson që procesi i numërimit është duke u zhvilluar brenda afateve të rregullta kohore, andaj KQZ nuk duhet të nxitojë me verifikimin e zarfeve të ardhura nga Serbia para se prokuroria të publikojë rezultatet nga hetimi i këtyre zarfeve dhe të hapë rrugë për verifikimin dhe numërimin e tyre.

Tanimë në përmbyllje të procesit të numërimit, DnV fton institucionet e drejtësisë që të hetojnë rastet të cilat konsiderohen si tentativa të qëllimshme për manipulim të rezultatit zgjedhor në mënyrë që të mos njolloset vlerësimi pozitiv mbi mbarëvajtjen e zgjedhjeve dhe të mos luhatet besimi i qytetarëve në procesin zgjedhor.

Ndërkaq, KQZ sot gjatë ditës, ka vijuar me procedimin e zarfeve me fletëvotime të supozuara që kanë ardhur nga jashtë Kosovës.

KQZ bën të ditur se pas verifikimeve dhe kontrolleve nga organet kompetente të zhvilluara gjatë këtyre ditëve, sot është konstatuar se tashmë nuk ekziston rrezik i mëtejmë për procedimin e këtyre zarfeve të mbetur dhe nën masa të caktuara mbrojtëse, mund të procedohen më tutje.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles