Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR), është duke vazhduar rinumërimi i votave nga 530 vendvotime.
Deri më tash janë rinumëruar 310 vendvotime apo 58.60% e tyre.
Kështu ka bërë të ditur për Telegrafin, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.
“Sipas raportimit të fundit të ditës së diele, numri i vendvotimeve të rinumëruara ka shkuar në 310 sosh apo 58.60% e tyre. Kanë mbetur edhe 220 vendvotime të tjera për t’u rinumëruar në mënyrë që të vazhdojmë me numërimin e votave me kusht dhe votave të personave me nevoja të veçanta”, ka thënë Elezi.
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë u mbajtën më 6 tetor.
Deri më tash nga rezultatet preliminare Lëvizja Vetëvendosje ka dalë e para, Lidhja Demokratike e dyta dhe Partia Demokratike e Kosovës e treta.