Sukses: Në QKUK hiqet tumori 8 kilogramësh

0
52

Në Klinikën e Gjinekologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, një ekip mjekësor ka kryer një operacion të ndërlikuar tek një grua, duke i hequr një masë tumorale në mitër, që peshonte 8 kilogramë.

Ndërhyrja kirurgjike është bërë me thikë ultrasonike dhe ka përfunduar me sukses brenda një intervali kohore prej 3 orë e gjysmë.

Pacientja është nën mbikqëyrjen e mjekëve, me një gjendje shëndetësore të mirë, derisa pritet të lirohet shumë shpejt.

Ekipet mjekësore në këtë klinikë kanë kryer edhe më herët operacione të rralla dhe komplikuara, kryesisht të natyrës së njëjtë, me sukses të plotë, pa pasur nevojë që pacientët të dalin për trajtim jashtë vendit./gazetametro.net