18 C
New York
Thursday, October 31, 2024

Buy now

spot_img

Lutfi Haziri i tensionon përsëri raportet me Vetëvendosjen, vjen reagimi nga partia e Kurtit

Derisa LDK-ja e Vetëvendosja janë duke punuar në harmonizim të programeve e tashmë kanë mbajtur një takim në nivel të liderëve, nënkryetarët e Lidhjes Demokratike nuk po e kanë fort problem që drejt partisë që mund t’u bëhet partner në qeverisje, të gjuajnë akuza.

Në kohën kur Isa Mustafa takohej me Albin Kurtin për të diskutuar mundësinë që të shkonin në një koalicion parazgjedhor, këtë skenar të mundshëm e kritikuan ashpër dy nënkryetarët e LDK-së, Lutfi Haziri e Agim Veliu.

Ani pse të dy partitë u dakorduan që të bashkëpunonin pas zgjedhjeve, gjatë tërë fushatës të dy nënkryetarët nuk e patën problem që të përcillnin mesazhe kundër VV-së, që disa herë ishin edhe fyese, si ai i Hazirit me “Mr.Bean”.

Tonet e diskutimit këtyre nuk u kanë ndryshuar as tani që po diskutohet për koalicionin paszgjedhor.

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, i ftuar mbrëmë në emisionin në T7 ka thënë se para zgjedhjeve ishin dakorduar se kush nga liderët del më i votuari ai do të bëhej kryeministër. I njëjti, pa u ndalur me kaq foli dhe pse dy partitë nuk u dakorduan për një koalicion parazgjedhor.

Haziri tha se kjo ndodhi pasi që VV-ja nuk pati burrni që të rreshtohet pas një zonje për kryeministër.

“Nuk gjetën burrni me u reshtu pas një zonje për kryeministre”, ka thënë Haziri.

Kësaj deklarate të Hazirit i ka reaguar sot gjatë ditës Albulena Haxhiu nga Lëvizja Vetëvendosje. Haxhiu ka kërkuar nga Haziri që të ndalojë përdorimin e kësaj gjuhe.

“Ne menjëherë pas 6 tetorit kemi nisur përpjekjet tona për të pasur një bashkëqeverisje me Lidhjen Demokratike, ku kemi formuar dy grupe punuese. Nuk merrem me deklarimet e Lutfi Hazirit, pasi që ai nuk është pjesë e asnjë grupi punues, që është caktuar nga LDK-ja. Për hir të së vërtetës ende nuk ka pasur asnjë takim mes grupeve punues, por ne çdo ditë po angazhohemi që të krijojmë mirëbesim me LDK-në. E ftoj zotëri Hazirin që ta ndalojë përdorimin e kësaj gjuhe, sepse tashmë qytetarët e kanë vendosur se cili subjekt ka përkrahje më të madhe. Edhe unë sot e konfirmoj që edhe subjekti ynë, por edhe kandidati ynë, ka dalë me më shumë vota se secila parti tjetër në Kosovë, e secili kandidat tjerë. Pra, Albin Kurti në këto zgjedhje ka marrë vota më shumë se secili kandidat tjerë nga të gjitha partitë politike. Por, edhe po mos të ishte kështu, e drejta kushtetuese e shpjegon qartë që qeverinë ta formojë subjekti më i madh, qoftë edhe më një votë më shumë”, ka thënë Haxhiu për Gazeta Blic.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles