Gjykata Speciale kohëve të fundit ka shtuar intensitetin e punës së saj, duke dërguar ftesa për ish-pjesëtarët e UÇK-së.
Një të tillë Specialja i ka dërguar ish-eprorit të Zonës Operative të Llapit, Sali Mustafa.
Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës të UÇK-së, Hysni Gucati.
“Sapo mora lajmin që Gjykata Speciale ka dërguar ftesë, si i dyshuar, për veteranin Sali Mustafa – Cali, i cili gjatë kohës së luftës së UÇK-së ka qenë epror i Zonës Operative të Llapit”, ka shkruar në Facebook, Gucati.
Gucati ka thënë se sikut të gjithë të tjerët edhe Mustafa do të dal faqebardhë. /Telegrafi/