5.3 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Ja pse Çekia nuk do të luaj me Kosovën në Pragë

Federata e Futbollit të Çekisë ka vendosur që ndeshja me Kosovën të mos zhvillohet në kryeqytet, në Pragë.

Presidenti i Federatës, Martin Malik ka dhënë një arsye interesante për këtë vendim, transmeton Indeskonline.

“Ne duam që Kombëtarja jonë të luaj në gjitha qytetet, jo vetëm në Pragë. Ne luajtëm këtë vit edhe në qytetin Olomouc” deklaroi Malik.

Në qershor të këtij viti, Çekia luajti kundër Malit të Zi në Olomouc dhe fitoi 3-0.

Ndeshja kundër Kosovës do të luhet në Plzen, përkatësisht në stadiumin Doosan Arena.

Për herë të fundit, çekët luajtën aty vitin e kaluar kur mposhtën San Marinon 5-0.

Në fakt, Kombëtarja e Çekisë ka bilanc 100% pozitiv në Plzen, nga 4 ndeshje të luajtura ka 4 fitore.

Për tifozët kosovar, Federata ka ndarë vetëm 627 bileta.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles