Vazhdon numërimi i votave me postë, këto janë rezultatet deri më tani

0
53

Është duke vazhduar numërimi i votave me postë. Deri tani janë numëruar 3 mijë e 475 fletëvotime, ku është duke prirë Lëvizja Vetëvendosje me 1552 vota. 

Pas Vetëvendosjes, radhitet Lidhja Demokratike e Kosovës me  716 vota,  Partia Demokratike e Kosovës ka marrë 553 vota, koalicioni AAK-PSD deri tani ka marrë 314 vota, kurse NISMA-AKR deri tash ka 242 vota,  transmeton Telegrafi.

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke u shfaqur edhe tabela me rezultate pas çdo numërimit të votave.

Numërimi i votave me postë pritet të përfundojë nesër, ndërsa gjithsej numri i votave nga diaspora është 13 mijë e 500.

Sipas rezultateve preliminare të Komisioni Qendror të Zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje ka dalë e para me 25.50 për qind, e pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës me 24.83 për qind. Partia Demokratike e Kosovës radhitet e treta me 21.25 për qind të votave, kurse koalicioni AAK-PSD në zgjedhjet e së dielës ka marrë 11.57 për qind.