KQZ: Rinumërohen 199 vendvotime nga 314

0
21

199 nga 314 vendvotime janë rinumëruar deri më tash nga KQZ. Kështu ka bërë të ditur për Telegrafin, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Elezi ka thënë se rinumërimi është duke vazhduar edhe sot.

“Deri të dielën në mesnatë janë rinumëruar 199 vendvotime nga 314 sa është numri i përgjithshëm i tyre sipas vendimit të KQZ-së”, ka thënë Elezi.

Vendimi i KQZ-së për rinumërimin e 314 vendvotimeve, ka ardhur pas rekomandimeve të Qendrës së Numërimeve dhe Rezultateve, pas gjetjeve të cilat janë bërë në këtë qendër gjatë pranimit të materialit nga këto vendvotime.

Ndryshe dje procesi i verifikimit të votave është ndërprerë pas kundërmimit të zarfeve të ardhura nga Serbia.

Nga kjo raportohet se disa zyrtar kanë marr alergji nëpër duar, ku 26 zyrtarë të KQZ-së u dërguan për trajtim në QKUK.

Deri tash ende nuk dihet zyrtarisht se a bëhet fjalë për helmim apo jo.