8.5 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

Dënohen me mbi 100 vjet burgim separatistët katalonas që shpallën pavarësinë

Gjykata Supreme e Spanjës i ka dënuar me burgim të përgjithshëm prej 101.5 vjetësh disa nga liderët katalanë, të cilët e kishin organizuar referendumin ilegal dhe e kishin shpallur pavarësinë e Katalonjës në vitin 2017.

Ish-nënpresidenti i këtij rajoni, Oriol Junqueras, u shpall fajtor për nxitje të kryengritjeve dhe keqpërdorim te fondeve publike dhe u dënua me 13 vjet burgim. Atij i ndalohet edhe mbajtja e ndonjë posti publik për 13 vjet pasi ta përfundojë vuajtjen e dënimit.

Ish-ministri i jashtëm katalunas, Raul Romeva, u shpall fajtor për të njëjtat shkelje dhe u dënua me 12 vjet burgim dhe 12 vjet ndalim për t’u zgjedhur në ndonjë pozitë publike.

Të njëjtin dënim e morën edhe ish-zëdhënësi i qeverisë rajonale, Jordi Turull, dhe ish-ministrja e punës, Dolors Bassa.

Ish-kryetarja e kuvendit katalonas, Carme Forcadell, u dënua më 11 vjet burgim. Njësoj u dënuan edhe ish-ministri i brendshëm, Joaquim Forn, dhe ish-ministri territorial, Josep Rull.

Dy aktivistë për pavarësi, Jordi Cuixart dhe Jordi Sanchez, u shpallën fajtor për nxitje të kryengritjeve dhe u dënuan me nga nëntë vjet burgim.

Tre liderë të tjerë u shpallën fajtorë për mosrespektim të rendit dhe u dënuan me gjoba dhe ndalim të ushtrimit të detyrave zyrtare.

Në këtë proces gjyqësor, i cili zgjati katër muaj, u dëgjuan rrëfimet e 422 dëshmitarëve. Mbajtja e referendumit dhe shpallja e pavarësisë së Katalonjës e kishte sjellë një ndër krizat më të mëdha politike në historinë moderne të Spanjës, shkruan “The Guardian”.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles