Rrënohen stanet në bjeshkën e Ishtedimit, banorët thonë se kjo u bë nga shteti i Malit të Zi

0
61

Demarkacioni me Malin e Zi, ishte një nga temat e cila atë kohë nxiti reagimin e ashpër të opozitës, të cilët me protesta brenda dhe jashtë Kuvendit pengonin ratifikimin e kësaj marrëveshje.

Mirëpo me ardhjen në krye të shtetit të Ramush Haradinajt në legjislaturën e kaluar të Kuvendit u miratua kjo marrëveshje.

Haradinaj pati deklaruar se pavarësisht ratifikimit të marrëveshjes do të ketë edhe korrigjim të kufijve.

Mirëpo deri më tash asgjë nuk është bërë në këtë drejtim. Por, siç duket shteti i Malit të Zi ka vendosur që të ndërmarr disa veprime, shkruan Telegrafi.

Sipas gazetarit nga Peja, Adnan Hysenaj, Mali i Zi dje ka rrëzuar disa stane në bjeshkën e Ishtedimit.

Hysenaj madje ka thënë se në rast se shteti nuk ndërmerr masa, atëherë atë do ta bëjnë banorët e 9 fshatrave për rreth .

” EFEKTI I DEMARKACIONIT !! Sot me datën 07.10.2019 ne Bjeshkën e Ishtedimit u rrënuan Stanet Stërgjyshore të blera dy herë më lira besa edhe më gjak, nga autoritetet e Malit te Zi , nëse shteti janë nuk ndërmerr diçka, atëherë banoret e 9 fshatrave që dalin në këto bjeshkë do të ndërmarrin vet, por atëherë do të jetë vonë për pasojat që do të ndodhin…”, ka shkruar Hysenaj në Facebook.