Këto janë partitë që nuk arritën t’i marrin as edhe një mijë vota

0
70

Janë numëruar rreth 98 për qind të votave nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ).

Mirëpo janë disa parti të cilat nuk kanë arritur që t’i marrin as edhe një mijë vota, shkruan lajmi.net.

Janë kryesisht partitë e minoriteteve ato të cilat nuk kanë arritur që të mbledhin aq shumë vota, përjashtuar Listën Serbe.

Stranka Demokratske Akcije, ka marrë vetëm 836 vota apo 0.11 për qind.

Partija Kosovskih Srba ka marrë 788 vota apo 0.10 për qind, Pokret za Gora ka mbledhur vetëm 805 vota apo 0.10 për qind, shkruan lajmi.net.

Po ashtu edhe koalicioni Sloboda ka arritur që t’i mbledh vetëm 719 vota apo 0,09 për qind.

Edhe Partia Rome e Bashkuar e Kosovës ka marrë vetëm 985 vota apo 0.13 për qind.

Partia që më së paku ka marrë vota është Kosovaki Nevi Romani Partia, e cika ka arritur t’i mbledh vetëm 275 apo 0.04 për qind të votave.

Edhe Esmir Kasi ka mbledhur pak vota, janë vetëm 540 qytetarë që e kanë votuar apo 0.07 për qind.

Po ashtu edhe Graxhanska Inicijativa Gore ka mbledhur vetëm 0.10 për qind.

KËTU mund t’i shihni në kohë reale rezultatet e publikuara nga KQZ-ja.