17.3 C
New York
Tuesday, October 29, 2024

Buy now

spot_img

NISMA e mbyllë fushatën në “Shatërvan” në një tubim madhështorë

Nisma Socialdemokrate fushatën zgjedhore e ka përbyllur në Prizren. Nga qyteti historik, kandidati i koalicionit Nisma-AKR-PD, Fatmir Limaj ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që të votojnë për projektin e bashkimit të shtetit, pasi sipas tij pas zgjedhjeve të 6 tetorit kjo do të  jetë zgjidhja më e mirë për shtetin.

Në përmbyllje të fushatës zgjedhore, kandidati i koalicionit Nisma-AKR-PD, Fatmir Limaj tha se vota e inatit nuk do të sjell asgjë Kosovës.

Për këtë arsye, Limaj tha se ai është kandidati për kryeministër më i përgatituri, si intelektualisht, ashtu dhe kombëtarisht.

“ Angazhimi jonë muk përfundon me 6 tetor. Me 6 tetor ne marrim pergjegjësi të reja të cilat duhet të i kryejmë me dinjitet. Për ne detyrat fillojnë me 7 tetor me modesti ndaj atyre që na kanë votuar dhe duke qenë të vendosur në mbrojtje të interesave të Kosovës….me Nismën dhe kandidatët një gjë e tillë muk do të ndodhë, ne nuk do të lejojmë në asnjë moment të cënohet interesi i Kosovës.

Limaj nga Prizreni tha se asnjë nga kndidatët për kryeministër nuk është më i përgatirur se ai.

“Me ofertat që sot i keni në tregë, as njëri nga ta as profesionalisht as kombëtarisht as për një gjë nuk janë më të gatshëm se unë për të drejtuar vendin. Siç e dini ata i kam ftuar se një muaj ejani të dalim para qytetarëve se kush jemi ne dhe çfarë keni për të dhënë për vendin…ejani të dallohemi intelektual se kush është më i mirë pëe të drektuar vendin. Edhe në aspektin intelektual edhe në aspektin kombëtar. Kam dashtë me tregu që ka mjera ushtarë që si intelektual kanë luftuar për atdheun e tyre”, tha Limaj.

“Për mbi të gjitha është Kosova, rezultati është fuqia e vendit tonë. Fitorja është fitore e çdo familje të Kosovës. Ne sot egzistojmë për ti shërbyer këtij vendi. Po e përbylljm këtë fushatë duke bërë thirrje për bashkim. Duke ftuar qytetarët të bashkohen për shtetit. Mjaft përqarjeve mjaft mashtrimeve koha për për të bashkuar shtetin”,  tha ai.

Limaj tha se gjuha populiste po merr fund në Kosovë, pasi sipas tij njerëzit kanë nevojë që të marrin oferta konkrete. Për këtë arsye siç tha Limaj  tpër të ecur përpara duhet votuar për projektin që bën bashkë shqiptarët.

“Angazhimi dhe vizioni të jetë për të ardhmen për bashkimin, ndërsa të tjerët gjatë gjithë këtij muaji kanë sharë dhe mashtruar.Ne kështu do të vazhdojmë edhe mbas 6 tetorit”, tha ai

Limaj tregoi edhe një detajë se pse presidenti i Serbisë nuk po e don në tavolinën e bisedimeve, e sipas tij ai është ballafaquar edhe më herët me të në Hagë, por thekson se ai do të  jetë në tavolinën e bisedimeve dhe do e nxjerr Kosovën fituese.

Kryetari i degës së Nismës në Prizren, Zafir Berisha duke kërkuar votën për kandidatin për kryeministër, Fatmir Limaj tha se në zgjedhjet e 6 tetorit Nisma do të del fituese dhe siç tha ai do t’i jep kuptim institucioneve. “Nisma është fuqizuar dhe është forca më serioze politike në gjithë territorin e Kosovës. Gjithë  kjo mbështetje është sinjal që përveç që do të triumfojnë Nisma do t’i jap kuptim institucioneve të Kosovës…ne me 6 tetor do të vendosin

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles