Arrestohet një person në Drenas për fajde dhe armëmbajtje pa leje

0
30

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Drenas për fajde dhe armëmbajtje pa leje.

Në njoftimin e bërë nga Policia e Kosovës, thuhet se i dyshuari mashkull K-Shqiptar është arrestuar  pasi që i njëjti i kishte dhënë viktimës mashkull K-Shqiptar një shumë të hollave me fajde duke i bërë presion me kamata, transmeton Telegrafi.

Tutje Policia e Kosovës bën të ditur se, gjatë kontrollit të shtëpisë së të dyshuarit është gjetur dhe është konfiskuar një armë rekreative me 20 copë fishekë.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, personi i dyshuar është dërguar në mbajtje.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 14:30./Telegrafi/