Edhe Abazi reagon pas publikimit të përleshjes me Molliqajn

0
55

Kandidati për deputet nga Vetëvendosja, Haki Abazi, ka reaguar pas publikimit të videos së përleshjes së tij me kandidatin për deputet të PSD-së, Dardan Molliqajn.

Përmes një shkrimi në Facebook, Abazi ka thënë se ka respektuar procedurat ligjore pas përleshjes dhe se është në pritje të procesit hetimor.

“Hapat dhe procedurat tjera i janë lënë në dorë institucioneve përgjegjëse që janë policia hetimore dhe Prokuroria e Kosovës dhe kështu do të mbetet deri në fund. Është obligim i institucioneve që të veprohet që të sqarohet rasti dhe të parandalohet çfarëdo dhune në të ardhmen. Qytetarët e Kosovës meritojnë fushatë të qetë, debat civilizues dhe proces zgjedhor të lirë e demokratik”, ka thënë Abazi.

Ai ka theksuar se, hapat dhe procedurat tjera i janë lënë në dorë institucioneve përgjegjëse që janë policia hetimore dhe Prokuroria e Kosovës dhe kështu do të mbetet deri në fund.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë,

Më vjen keq për shqetësimin që është shkaktuar nga video që është bërë sot publike mbi sulmin që është bërë pas emisionit në TV7 me 11 shtator. Pas këtij sulmi ashtu siç kam deklaruar edhe në natën që ka ndodhur ngjarja, unë kam respektuar procedurat dhe kam pritur policinë, kam deklaruar në vendin e ngjarjes, si dhe më pastaj jam deklaruar në stacionin e policisë në Fushë Kosovë.

Hapat dhe procedurat tjera i janë lënë në dorë institucioneve përgjegjëse që janë policia hetimore dhe Prokuroria e Kosovës dhe kështu do të mbetet deri në fund.

Është obligim i institucioneve që të veprohet që të sqarohet rasti dhe të parandalohet cfarëdo dhune në të ardhmen. Qytetarët e Kosovës meritojnë fushatë të qetë, debat civilizues dhe proces zgjedhor të lirë e demokratik.

I falënderoj të gjithë për përkrahjen e madhe dhe besimin në institucionet e drejtësisë.

Fitorja e thellë e Lëvizjes VETËVENDOSJES, mazhoranca që do të dalë nga këto zgjedhje me 6 tetor, e udhëhequr nga Lëvizja VETËVENDOSJE dhe Kryeministri Albin Kurti është përgjigjja më e mirë dhe më e merituar për të gjithë ata që nuk e durojnë dijen, drejtësinë dhe forcën e bashkimit, rritjen dhe FITOREN e LËVIZJES VETËVENDOSJE!

Me 6 tetor 126 dhe vetëm 126