7.8 C
New York
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Hajdari i PDK-së reagon pas prishjes së koalicionit me AAK-në në Gjakovë

Kryetari i Degës së PDK-së në Gjakovë, Hajdar Beqaj ka reaguar pas prishjes së njëanshme të koalicionit nga AAK-ja e Ardian Gjinit.

Përmes një shkrimi në Facebook, Beqaj ka thënë se pas këtij vendimi PDK tash e tutje do të jetë zë i fuqishëm opozitar në komunën e Gjakovës.

“… deri në zgjedhjet e ardhshme lokale, kur dhe do ta marrë qeverisjen në këtë komunë, deri sa në ditën e fundit të javës që vjen Partia Demokratike e Kosovës do të marrë qeverisjen e vendit në nivel qendror”, ka thënë ai.

Reagim i plotë:

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) është parti shtet formuese, e ku platforma e saj politike është në funksion të qytetarëve të Kosovës, e jo në shërbim të udhëheqësve komunal, të cilët pozitat Institucionale i shfrytëzojnë për përfitime materiale e elektorale.

Partia Demokratike e Kosovës, gjatë qeverisjes së saj ka instaluar standarde të larta menaxhimi, që si prioritet të saj të vetëm ka pasur zhvillimin e vendit, por ka qenë dhe vazhdon të jetë kundër krijimit të dinastive fisnore dhe tendencave zhvatëse të kryetarit aktual, por edhe partisë të cilën ai e përfaqëson.

Partia Demokratike e Kosovës, tash e tutje do të jetë zë i fuqishëm opozitar në komunën e Gjakovës, deri në zgjedhjet e ardhshme lokale, kur dhe do ta marrë qeverisjen në këtë komunë, deri sa në ditën e fundit të javës që vjen Partia Demokratike e Kosovës do të marrë qeverisjen e vendit në nivel qendror.

Si kryetar i Degës së Partisë Demokratike të Kosovës i falenderoj përfaqësuesit politik të PDK-së, të cilët i kanë shërbyer me nder dhe respekt qytetareve të kësaj komune.

Hajdar Beqa

Kryetar i degës së PDK-së Gjakovë

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles