Zbulohet se si ka ndodhur mbytja e ‘Sandokanit’

0
114

Ish-deputeti i LDK-së, Gani Geci, ka folur dhe për mbytjen e Abedin Rexhës- Sandokanit.

“Kanë filluar tendencat kundër neve dhe ishin filluar të na izolojnë neve të LPK’së. Te shtëpia e dajve kishte ardhur Ymer Ymeri neve në odë dhe kishte thënë që Abedin Rexha kishte kërkuar të ia sjellë kallashin”, ka treguar Geci.

Pastaj më vonë tregon se si ka rrjedhur ngjarja në tërësi.

“Ai e ka kthy kallashin ka unë dhe jam ndjerë i rrezikuar. Duke u kthyer ka ndodhur rasti. Unë kam shtënë nga brenda asi nuk kam pasur zgjedhje tjetër. Kam shtënë dy herë në tokë, ndërsa autopsia ka treguar se ai ka vdekur nga sulmi në zemër pasi që unë ka shtënë në tokë”, ka shpjeguar Geci.