Fillon stërvitja ushtarake e shtatë vendeve të Detit të Kuq

0
15

Forcat detare të shtatë vendeve të Detit të Kuq filluan të dielën stërvitjen e përbashkët ushtarake në qytetin saudit Xheda, njofton agjencia saudite zyrtare e lajmeve SPA, transmeton Anadolu Agency (AA).

Stërvitja “Vala e Kuqe2” përfshin forcat e Arabisë Saudite, Jordanisë, Egjiptit, Sudanit, Xhibutit, Jemenit dhe Somalisë.

Stërvitja “synon të unifikojë dhe forcojë sigurinë detare të vendeve që kufizohen me Detin e Kuq, të mbrojnë ujërat territoriale dhe të forcojnë bashkëpunimin ushtarak”, tha komandanti i Flotës Perëndimore Saudite dhe zëvendës admirali Saqr bin Mohamed Al-Harbi.

Ai shtoi se stërvitja gjithashtu synon të forcojë bashkëpunimin dhe standardizimin e koncepteve ushtarake, të rrisë gatishmërinë luftarake dhe të shkëmbejë përvoja midis vendeve pjesëmarrëse.

Stërvitja vjen mes tensioneve në Gjirin Persik, pasi dronët goditën dy objekte të naftës në veri të Arabisë Saudite më 14 shtator.

Grupi rebel Huthi i Jemenit fillimisht mori përgjegjësinë për sulmin, por SHBA-të për sulmin fajësuan Iranin, ashtu si edhe Arabia Saudite. Teherani ka mohuar çdo lidhje me sulmin.