Rikthehet furnizimi me ujë për rreth 10 mijë konsumatorë të Pejës

0
22

Pas një angazhimi 10 orësh të inxhinierëve, teknikëve dhe punonjësve të KRU ‘Hidrodrini’, është arritur që në ora 16:30 minuta, të rikthehet furnizimi me ujë në pjesën jugore të Pejës, që përfshinë bashkësitë Territoriale ‘Asllan Çeshme’, ‘Jarina’ dhe ‘Xhemajl Kada’, duke prekur rreth 10 mijë konsumatorë.

Sipas njoftimit për media sanimi ishte paraparë të përfundonte sot rreth orës 19:00, por falë përkushtimit të ekipeve të KRU ‘Hidrodrini’, është bërë i mundur rikthimi i furnizimit më herët.

Në njoftim thuhet se ndërprerja kishte ardhur si pasojë e shpërthimit të gypit kryesor në lagjen ‘Çamëria’ të qytetit, sot rreth orës 05:00 të mëngjesit të hershëm.
KRU ‘Hidrodrini’ apelon tek konsumatorët që së paku gjatë dy orëve të ardhshme, (deri rreth orës 18:30 minuta), ujin, mos ta përdorin për pije, derisa sa të ripastrohet sistemi.