8.4 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

Veseli: Pensionistët s’do të paguajnë për barna – brenda tetë muajve do të ketë sigurime shëndetësore

Kandidati për Kryeministër nga PDK, Kadri Veseli, ka thënë se brenda tetë muajve prej votimit të Qeverisë me të në krye do të bëhen sigurimet  shëndetësore.

Ai ka thënë se pensionistët s’do të paguajnë për barna.

“Lista për barna esenciale nesër do të nënshkruhet. 65 vjeçarët do t’i marrin barnat pa para. Kategoritë me aftësi të veçanta do t’i përkrahë deri në fund. Ata që janë mbi 65 vjet nuk do të paguajnë nga 2020 asnjë cent për barna”, ka thënë Veseli.

Veseli ka përsëritur qëndrimin e tij se do të jetë i pa-kompromis në luftën kundër korrupsionit.

“Nuk do ta fus unë askënd në burg. Unë besoj se Kosova ec përpara me këtë rrugëtim. Lufta kundër korrupsionit nuk është veç e imja. Por nëse qytetarët do të jenë krah këtij vizioni unë do të shkoj deri në fund. Në burg do të shkojnë ata që i çon ligji”, thotë Veseli, njofton Klan Kosova.

Sipas tij, Byroja Kundër Korrupsionit ka me qenë hetim që nuk do të mund të ndikojë  askush.

“Byroja Kundër Korrupsionit ka me qenë hetim që nuk do të mund të ndikojë  askush – do të godas. Kryeministër, ministra, kryeparlamentari, kushdo qoftë. Kam vendos këtë ndryshim dhe do të jetë standard, nuk ka tjetër rrugë. Qytetarët po e kërkojnë qytetarët. Lufta kundër korrupsionit s’është e lehtë, disa janë të rrezikshme por unë nuk mërzitem”, është shprehur Veseli.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles