8.7 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

Diaspora që nga sot mund të votojë përmes postës

Që nga sot, të gjithë qytetarët e Kosovës që jetojnë në vendet e ndryshme të Evropës do të mund të votojnë përmes postës.

Votuesit nga vendet e mërgatës do të mund të votojnë për kandidatin e tyre të preferuar për kryeministër dhe kandidatët për deputetë.

Kështu ka bërë të ditur për Telegrafin, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

Elezi më tej theksoi se sot në mbledhjen e KQZ-së do të ketë një raport të detajuar se sa ditë do të jenë në dispozicion për mërgatën që votën e tyre ta dërgojnë përmes postës.

“Po besojmë se sot gjatë ditës do të mund të fillojmë me Votimin përmes Postës.
Do të kemi mbledhje të KQZ-së ku do të miratohet dizajni dhe përmbajtja e fletëvotimit si dhe do të kemi një raport të detajuar lidhur me periudhën e aplikimit për regjistrim si votues jashtë vendit”, tha Elezi.

KQZ ka pranuar mbi 42 mijë aplikime nga diaspora për t’u regjistruar si votues për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 6 tetorit.

Ndryshe, dje KQZ ka organizuar tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotim për zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit.

Partia Demokratike e Kosovës – 112,  Koalicioni Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partia Socialdemokrate – 119, Lëvizja Vetëvendosje – 126, Nisma Socialdemokrate, Aleanca e Re, Partia e Drejtësisë – 122,  Lidhja Demokratike e Kosovës – 134.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles