10.4 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Ahmeti: Kemi emaila ku Haki Abazi na kërkoi ta lëshonim Vetëvendosjen

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Shpend Ahmeti, i ftuar në emisionin Dpt te Fidani, në televizionin T7, ka deklaruar se ai ka emaila të Haki Abazit, i cili i kishte tentuar ta ndante Lëvizjen Vetëvendosje duke kërkuar që ai ta lëshonte partinë.

“Disa prej gjërave që i ka thënë Molliqaj janë të sakta për Hakiun. E vërtetë që Hakiu ka tentuar ta ndante Vetëvendosjen, kemi edhe disa emaila që ka kërkuar që ne ta lëshonim Vetëvendosjen”, tha Ahmeti.

Ai më tej shtoi se Abazi nuk ka pasur guxim të futej në Vetëvendosje në kohën kur ka qenë e vështirë të jesh pjesë e kësaj partie.

“Nuk ka pas guxim me u fut në garë kur ka qenë më e vështirë të jesh me Vetëvendosjen” tha Ahmeti, duke shtuar se “Hakiu i thotë Dardanit se gruaja jote nuk të sheh në ëndërr, nuk e di atë ndjenjë me ta përmend familjen”.

Ahmeti, gjithashtu shtoi se Partia Socialdemokrate distancohet nga dhuna dhe se presin nga policia t’i përfundojë hetimet.

“Megjithatë, ne distancohemi nga dhuna, policia do ta hetojë e do ta zgjidhë deri në fund” tha Ahmeti.

Kreu i PSD-së tha se Haki Abazin e njeh më gjatë se Dardan Molliqajn, andaj kur Abazi e kritikonte VV-në, atij i drejtoheshin se pse po e bënte atë.

“Me shpifjet dhe lobimin që e ka bërë kundër Vetëvendosjes, ka bërë që njerëzit të më pyesnin çka ka ndodh me Hakiun se ti e ke pasur shok. Tani ai të jetë përfaqësues i Vetëvendosjes, mua më duket çudi duke marrë parasysh diskutimet që i kemi pasur”, tha Ahmeti.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles