9.8 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Pacolli: Ndarja e Kosovës ekziston vetëm në ëndrrat e Kremlinit dhe Beogradit

Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli ka thënë se integriteti territorial i Kosovës është i paprekshëm dhe se ndarja e Kosovës ekziston vetëm në ëndrrat e Kremlinit dhe Beogradit.

Këtë reagim, Pacolli e ka bërë në Twitter, duke theksuar se ndarja e Kosovës nuk do të ndodhë kurrë.

“Precedenti i vetëm i krijuar nga Rusia ndonjëherë, është agresioni në ish-regjionet e vendeve sovjetike. Ndarja e Kosovës ekziston vetëm në ëndrrat e Kremlinit dhe Beogradit. Kjo nuk do të ndodhë kurrë. Integriteti territorial i Kosovës është i paprekshëm. Do ta njihni këtë herët a vonë”, ka shkruar Pacolli në Twitter, njofton Telegrafi.

Reagimi i Pacollit vjen pas deklaratave të ambasadorit rus në Beograd, Alexander Bocan-Harhenko, se ndarja e Kosovës nuk përbën precedent ndërkombëtar.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles