11.9 C
New York
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Kryeministri i Çekisë ka një mesazh për pijanecin Zeman: S’e tërheqim njohjen e Kosovës

Kryeministri i Republikës së Çekisë, Andrej Babish, ka komentuar deklaratat e bëra nga presidenti i Çekisë rreth mundësisë së heqjes së njohjes për pavarësiën e Kosovës.

Ai ka deklaruar se nuk sheh asnjë arsye që Çekia të ndryshoj qëndrim sa i përket çështjes së pavarësisë së Kosovës.

“Politika e jashtme e Çekisë, është gjithmonë në duar të qeverisë. Nuk shoh asnjë arsye, që Cekia të ndryshoj qëndrimin ndaj Kosovës”, ka thënë Babish.

Sipas tij, deklaratat e Zemanit nuk janë të reja, pasi ai ka pasur qëndrime të ngjashme edhe gjatë vitit 2013.

“Deklarata te bëra nga presidenti, opinioni i Zemanit është gjithmonë i njëjti. Nuk është asgjë e re”, ka thënë Babish në konferencë për media, pas pyetjes së gazetares serbe, se si i komenton deklarimet e presidentit Zeman për heqjen e njohjes së pavarësisë së Republikës së Kosovës

Ndryshe, presidenti serb, Aleksandër Vuçiq tha se ai nuk mendon se është reale që Republika e Çekisë të tërheq njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Duke komentuar deklaratat e presidentit të Çekisë, Milosh Zeman, se ai do të ngre çështjen e tërheqjes së njohjes para institucioneve çeke, Vuçiq tha se çekët janë “miq të sinqertë” të Serbisë, por që shtetet, veçanërisht ato, që sipas tij janë “në të njëjtin bllok” nuk i ndryshojnë shpesh vendimet.

“Ne do të dëshironim atë (tërheqjen e njohjes), por nuk mendoj se është realiste dhe e thjeshtë”, tha presidenti i Serbisë para gazetarëve në Vatikan pas takimit me Papa Françeskun.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles