I jepet tender me vlerë 1.7 milion euro nënkryetarit të AAK-së

0
47

Blerim Kuçi – Nënkryetari i AAK’së, tanimë në garë përsëri për deputet që mban numrin 28, ka fituar një tender të majm në Suharekë që kap shifrën e 1.7 milionë eurove.

Kompania N.P.N. “HIDROTERM” pronar i së cilës është djali i tij 24 vjeçar Genc Kuçi, ka fituar tenderin prej 1.7 milion eurove për ndërtimin Sheshit në Suharekë.

Kontrata me titull “Rregullimi i rrugës Brigada 123 Qender-Suharekë -Sheshi në Suharekë” e ka fituar kompania që deri para pak kohe pronar i saj ishte vet Blerim Kuçi, por me të po merret djali i tij.

Ndaj kësaj kontrate ka reaguar Lëvizja Vetëvendosje në Suharekë, të cilën e ka quajtur si kurdisje të zakonshme nga ana e Komunës së Suharekës.

LVV po përmendin si diçka të njëjtë ka ndodhur edhe me ndërtimin e shtëpisë së kulturës ‘Ukë Bytyqi’ në Suharekë, ata po thonë se gjatë hapjes së kontratave bëhet e ditur qysh herët se cila kompani do të fiton.

Ata po akuzojnë Blerim Kuçin për kontrata të dyshimta me kryetarin e saj Bali Muharremaj, komunë kjo që udhëhiqet nga AAK