Thaçi viziton nxënësit japonezë

0
28

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi po vijon vizitën e tij zyrtare në Japoni ku ka pasur rastin të takojë edhe nxënësit e shkollës më të vjetër private në vendin aziatik.

“Bashkë me anëtarët e grupit të miqësisë me Kosovën në parlamentin japonez e vizituam shkollën më të vjetër private në Japoninë Perëndimore”, njoftoi Thaçi.

Gjithashtu, kreu i vendit ka vizituar kështjellën e Osakas e cila është ndërtuar ne mes të viteve 1583-1585.

“Më pas vizituam edhe kështjellën e Osaka-s, e cila është ndërtuar në mes të viteve 1583 dhe 1585 nga luftëtari Tojotomi Hidejoshi. Sot ajo qëndron në mes të Osakës moderne si objekt i bukur dhe simbol i krenarisë së qytetit me të kaluarën”, përfundoi Thaçi.