24.7 C
New York
Wednesday, October 30, 2024

Buy now

spot_img

Zbulohet ilaçi kundër plakjes, shkencëtarët gjejnë mënyrën për t’i rinuar njerëzit

Një studim i ri tregoi aksidentalisht se shkencëtaret janë në gjendje jo vetëm ta ngadalësojnë procesin e plakjes, por edhe ta kthejnë mbrapsht atë, pak a shumë ashtu sic ndodh në filmin e famshëm amerikan “rasti i çuditshëm i Benjamin Button”.

Një grupi vullnetarësh në Kaliforni u ishte dhënë për një vit rresht një koktejl i përbërë prej tre mjekimesh të zakonshme: një hormon rritjeje dhe dy ilaçe diabeti.

Kërkuesit po përpiqeshin ti testonin medikamentet me shpresën e rigjenerimit të gjëndrës së timusit. Por pas analizave të mëtejshme, ata zbuluan fare rastësisht se pjesëmarrësit kishin humbur gati 2,5 vjet “në orën e tyre epigjenetike”, e matur nga verifikimi i gjurmëve në genomet e një personi.

Lajmin e përcjell revista “Nature”. Sistemi imunitar i pjesëmarrësve në studim gjithashtu tregonte shenja përteritjeje dhe duket i rinuar. Edhe vetë shkencëtarët e përfshirë ne eksperiment, mbetën të shokuar nga rezultatet e tij. “Prisja të shihja një ngadalësim të orës, jo kthim të saj mbrapsht”, tha për “Nature” njeri prej tyre, Steve Horvath.

Autorët e studimit megjithatë paralajmërojnë se gjetjet janë paraprake dhe se do të nevojiten hulumtime të tjera për të parë se çfarë ndikimi mund të kenë ato mbi kujdesin shëndetësor dhe plakjen në përgjithësi.

Related Articles

Stay Connected

0FansLike
3,912FollowersFollow
0SubscribersSubscribe
- Advertisement -spot_img

Latest Articles