Ariu shfaqet sërish në Prizren, mbyt 14 krerë dhi

0
47

Ariu i murrmë, i cili para disa muajsh ka mbytur disa kafshë shtëpiake dhe u ka shkaktuar dëme të ndryshme banorëve në fshatin Pousko të Prizrenit, është shfaqur sërish.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.

“Ariu është shfaqur sërish. Kemi dalë në vend të ngjarjes, policia dhe zyrtarë nga ministria. Ai ka mbytur 14 krerë dhi, në disa vende. Është shfaqur më datë 5 shtator”, ka konfirmuar  Osmanollaj.

Theksojmë se ariu i Prizrenit në total ka mbytur 38 dele në dy lokacione të ndryshme dhe ka dëmtuar pesë koshere me bletë.

Banorët e fshatit Pousko dhe për rreth kishin kërkuar ndihmë nga Policia e Kosovës, pasi që ata ndiheshin të rrezikuar nga ky ari.